Meta prezanton mjetin e ri për mbrojtjen e përmbajtjes së krijuesve

Meta ka prezantuar një mjet të ri të quajtur “Content Protection”, i cili u mundëson krijuesve të zbulojnë automatikisht nëse videot e tyre origjinale janë ribotuar, qoftë pjesërisht apo plotësisht, në Facebook ose Instagram.

Krijuesit e regjistruar në platformë mund të shohin se cilat llogari kanë ndarë përmbajtjen e tyre dhe të marrin masa përkatëse:

– Me opsionin “Track”, ata mund të vendosin një etiketë që tregon se videoja është origjinale nga llogaria e tyre.
– Mund të monitorojnë numrin e shikimeve që merr videoja e ribotuar.
– Me opsionin “Block”, krijuesi mund të bllokojë tërësisht videon, duke e bërë të padukshme për përdoruesit e tjerë. Megjithatë, Meta nënvizon se ky veprim nuk do të sjellë domosdoshmërisht sanksione ndaj llogarive që kanë bërë ribotimin.
– Përmes opsionit “Release”, videoja hiqet nga paneli i kontrollit të krijuesit, çka do të thotë se ata nuk do të kenë më qasje për të monitoruar performancën e saj.

Në panelin e kontrollit, krijuesit kanë gjithashtu mundësinë të shohin nëse videoja që përmban materialin e tyre është duke u monetizuar, faktor që mund të ndikojë në vendimin për etiketim ose bllokim.

Kjo veçori është e disponueshme vetëm për krijuesit që janë pjesë e programit të monetizimit të Meta-s dhe që përmbushin kriteret e integritetit dhe origjinalitetit. Meta thekson se mjeti do të jetë më i aksesueshëm për shumë krijues, pasi nuk kërkon përdorimin e platformave të veçanta për menaxhimin e të drejtave, por është i integruar drejtpërdrejt në aplikacionin e Facebook-ut.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *