Milan Skriniar: Kosova do të jetë kundërshtar i vështirë, loja në shtëpi do të jetë avantazh

Kapiteni i Sllovakisë, Milan Skriniar, ka komentuar për uebsajtin zyrtar të kombëtares shortin e hedhur në Cyrih të Zvicrës, i cili e vendosi Kosovën si kundërshtar të tyre.

Ish-futbollisti i Interit vlerësoi shumë kampanjën kualifikuese të Kosovës dhe tha se për Sllovakinë do të jetë një kundërshtar mjaft i vështirë.

“Nga të katër kundërshtarët, ka qenë e vështirë të gjejmë një ekip me më pak kualitet. Të gjitha janë ekipe të balancuara. Kosova ka bërë kualifikime të shkëlqyera dhe nuk do ta kemi lehtë.”

“Ambienti në shtëpi padyshim se do të jetë avantazh. Me stadiumin e mbushur plot, ne do të japim 100 për qind nga vetja dhe do të përjetojmë mbrëmje magjike.”

“Bashkë me tifozët tanë, do të shkojmë afër arritjes së synimit të madh që kemi. Shihemi në mars”, deklaroi Skriniar.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *