AC Milan mposhti Interin në derbin e qytetit falë një goli të Christian Pulisic.
Derby della Madonnina ishte si zakonisht një ndeshje e fortë, ku Rossonerët dhanë një tjetër paraqitje pozitive ndaj Nerazzurrëve. Mike Maignan u shpall lojtari më i mirë sipas SofaScore, me notën 9.0, pas një pritjeje të penalltisë së Hakan Çalhanoğlu.
Sipas të njëjtës platformë, Christian Pulisic u vlerësua me notën 6.4, po aq sa Rafael Leao. Te Interi, lojtari me notën më të ulët ishte Federico Di Marco.
Milani tani renditet në vendin e dytë në Serie A, ndërsa Interi ka rënë në vendin e katërt.