Pas dy muajve pa gol, qendërsulmuesi nga Gjilani, Mirlind Daku, e gjeti rrugën drejt rrjetës në përballjen e Rubin Kazanit ndaj Akhmat Grozny. Në minutën e 75-të, Daku mori topin nga gjysma e fushës në një kundërsulm të shpejtë, dribloi një mbrojtës dhe me një goditje të saktë nga afërsia shënoi për 1-0. Ky gol do t’i japë besim Dakut, i cili ishte në një periudhë pa gola dhe nuk zhvilloi asnjë minutë në dy ndeshjet e Shqipërisë në nëntor.