Miss Xhamajka Gabrielle Henry në kujdes intensiv pas rënies nga skena

Gabrielle Henry, Miss Xhamajka, është shtruar në spital për të tretën ditë me radhë pas rrëzimit nga skena gjatë raundit paraprak të konkursit Miss Universe. Organizatorët konfirmojnë se ajo vazhdon të marrë trajtim.

Incidenti ndodhi ndërsa ajo ecte me taka të larta; humbi një hap dhe ra nga skena. Pas rënies, u largua nga vendngjarja me barelë.

Mjekët njoftuan se për shkak të gjendjes së saj, Henry do të qëndrojë në kujdes intensiv për të paktën shtatë ditë, ndërsa vazhdojnë ta monitorojnë gjendjen e saj.

Organizatorët e Miss Universe i kërkuan publikut të lutet për Gabrielle dhe të shmangë ‘komentet negative, spekulimet ose dezinformatat’ që mund t’i vështirësojnë më tej familjen. ‘Fokusi ynë kryesor mbetet shërimi i saj dhe mirëqenia e familjes së saj’, thanë ata.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *