MoD: Marina Mbretërore ‘kap’ dy anije ruse në Kanalin Anglez

Ministria e Mbrojtjes së Britanisë së Madhe tha se dy anije luftarake ruse “u kapën” në Kanalin Anglez nga Marina Mbretërore.

Sipas raportimit, HMS Severn ndërhyri ndaj korvetës RFN Stoikiy dhe tankerit Yelnya, të cilat po lundronin në perëndim përmes Ngushticës së Doverit gjatë dy javëve të fundit.

Javën e kaluar u raportua gjithashtu se anija ruse e spiunazhit Yantar ishte vërejtur pranë brigjeve të Skocisë dhe kishte përdorur laser për të penguar pilotët e RAF që po ndiqnin lëvizjet e saj.

Sekretari i Mbrojtjes, John Healey, e përshkroi veprimin e Yantar si “thellësisht të rrezikshëm” dhe i drejtoi një paralajmërim Rusisë dhe presidentit Vladimir Putin: “Ne ju shohim. Ne e dimë se çfarë po bëni. Ne jemi gati”.

Healey tha se në dy vitet e fundit kishte pasur një rritje prej 30% të numrit të anijeve ruse që kërcënonin ujërat e Mbretërisë së Bashkuar. Ai tha se kjo rritje është dëshmi e përhapjes së “agresionit rus në të gjithë zonën”, që po ndikon në Evropë dhe jo vetëm në Ukrainë.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *