Kamera e shtëpisë më të famshme në vend ka kapur një moment qesharak mes banorëve Dolce dhe Edi, ndërsa ata qëndronin në oborr.
Edi, i shtrirë në një karrige, i dorëzuar lodhjes, ka rënë në gjumë për disa minuta dhe nuk ka qenë i vetëdijshëm për kamerat dhe banorët përreth.
Në një moment, ‘Vëllai i Madh’ ka thirrur emrin e tij për ta zgjuar. I trembur nga thirrja e papritur, Edi është zgjuar me një lëvizje të fortë, përplasur nga befasia, dhe skena është bërë virale.
Foto: Instagram
Burimi: Telegrafi.