Mot i ashpër me temperatura të ulëta dhe reshje të dendura bore po godasin Ballkanin.
Reshje të dendura kanë rënë gjatë orëve të fundit, veçanërisht në Sarajevë dhe në të gjithë Bosnjën dhe Hercegovinën, si edhe në Kroaci, Serbi dhe në pjesë të tjera të rajonit.
Në kryeqytetin boshnjak, mediat rajonale raportojnë se trafiku është paralizuar për orë të tëra, ndërsa ekipe punëtorësh po pastrijnë rrugët nga bora.
Në Bosnjë janë regjistruar aksidente trafiku si pasojë e motit të keq. Edhe në Kroaci bora ka shkaktuar probleme serioze në trafikun rrugor.
Autoritetet u kanë kërkuar drejtuesve të automjeteve që të përgatiten paraprakisht dhe të mos nisen pa kontrolluar gjendjen e rrugëve dhe pajisjet dimërore.
Në Maqedoninë e Veriut, Shqipëri e Kosovë janë regjistruar shira të rrëmbyeshëm.
Telegrafi