Të hënën vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme.
Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Në orët e pasdites pritet riaktivizim i reshjeve të shiut në veriperëndim-perëndim, me intensitet të ulët.
Në zonën e Alpeve do të ketë reshje bore me intensitet të ulët në orët e pasdites dhe të mbrëmjes.
Era do të fryjë nga juglindja me shpejtësi mesatare 7 m/s, ndërsa herë-herë përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore pritet të arrijë shpejtësi deri në 20 m/s.
Deti: valëzim në detet Adriatik dhe Jon me forcë 3-5 ballë.
/abcnews/