Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë pjesërisht me vranësira dhe reshje lokale shiu. Reshjet pritet të jenë më të bollshme, mbi 30 l/m² në 24 orë, dhe mund të shoqërohen me stuhi, bubullima dhe erëra të forta.
Gjatë ditës do të fryjnë erëra nga jugu, të moderuara deri të forta, me shpejtësi mbi 60 km/orë.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin 8 deri 12 gradë, ndërsa temperatura maksimale do të arrijë 13 deri 19 gradë.