Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) njofton se më 24.11.2025, në ora 10:00, punonjës policorë nga SPB Ohër privuan nga liria një 16-vjeçar nga Ohri, nën dyshimin se më 12.11.2025 kishte kryer akt të dhunshëm seksual ndaj një vajze 12-vjeçare nga i njëjti qytet. Një tjetër i mitur e kishte xhiruar aktin.
Sipas njoftimit, një 14-vjeçar nga Ohri mori në posedim materialin video dhe e shantazhoi vajzën, duke i kërkuar që të ketë lidhje me të, përndryshe do ta publikonte videon. SPB Ohër po ndërmerr masa për gjetjen e këtij të mituri.
Të miturës i është kryer ekzaminimi mjekësor. Punonjës policorë dhe përfaqësues të Qendrës për Punë Sociale të Ohrit zhvilluan një bisedë zyrtare në prani të prindit. Pas dokumentimit të plotë të ngjarjes dhe në konsultim me prokurorin publik, kundër personave të përfshirë do të ngrihen kallëzime përkatëse.
Burimi: MPB / Telegrafi.