Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) konfirmon se po zhvillohet një aksion policor në disa lokacione në vend.
Sipas MPB, punonjës të policisë nga SPB-Shtip dhe DPB Koçani, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë kundër Krimit dhe nën udhëzimin e Prokurorisë Publike në Koçan, po kryejnë aktivitete në disa lokacione nëpër vend. MPB njoftoi se pas përfundimit të aksionit do të japë informacione më të detajuara.