Murat Yakin: Fokusi ynë është të zhvillojmë lojën tonë

Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes mes Kosovës dhe Zvicrës. Dardanët do të presin helvetikët të martën në orën 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’.

Gjatë konferencës, Yakin theksoi se në futboll asgjë nuk është e sigurt dhe Kosova mund t’i marrë Zvicrës vendin e parë vetëm nëse fiton me rezultat 6-0.

“Çdo gjë është e mundur në futboll. Është në dorën tonë të vendosim. Dua që ekipi të jetë i fokusuar dhe të luajmë lojën tonë. Nuk po mendojmë për skenarët më të këqij. Ekipi ka mjaftueshëm kualitet. Duhet të luajmë lojën tonë dhe jam i bindur se do të kemi rezultat të mirë,” u shpreh Yakin.

Trajneri zviceran po ashtu vlerësoi se të dy ekipet kanë zhvilluar një kampanjë të shkëlqyer. “Mund të spekulohet shumë paraprakisht, por duhet të shfaqesh në fushë. Të dy ekipet kishin kampanjë të shkëlqyer. Nesër nuk do të mendojmë vetëm për t’u mbrojtur. Natyrisht, kundërshtari do të provojë çdo gjë, por mendoj se jemi mjaftueshëm solid. Ne e kemi merituar këtë pozitë dhe ekipi im di vetëm një drejtim,” përfundoi Yakin.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *