Përzgjedhësi i Zvicrës, Murat Yakin, foli në një konferencë për shtyp përpara ndeshjes Kosovë-Zvicër, që do të mbahet të martën në orën 20:45 në stadiumin ‘Fadil Vokrri’. Yakin theksoi se asgjë nuk është e sigurt në futboll dhe se Kosova mund ta humbasë Zvicrës vendin e parë vetëm nëse fiton 6-0.
“Çdo gjë është e mundur në futboll. Është në dorën tonë të vendosim. Dua që ekipi të jetë i fokusuar dhe të luajmë lojën tonë. Nuk po mendojmë për skenarë më të këqij. Ekipi ka mjaftueshëm kualitet dhe duhet të luajmë lojën tonë për të arritur një rezultat të mirë,” tha Yakin.
Ai shtoi se të dy ekipet kombëtare kanë pasur një kampanjë të shkëlqyer. “Mund të spekulohet shumë paraprakisht, por duhet të shfaqesh në fushë. Të dy ekipet kishin kampanjë të shkëlqyer dhe nesër nuk do të mendojmë vetëm për t’u mbrojtur. Kundërshtari do të provojë gjithçka, por mendoj se jemi mjaft solidë. Ne e kemi merituar këtë pozitë, dhe ekipi im di vetëm një drejtim,” përfundoi Yakin.