Komanda e Forcave Aleate të NATO-s ka publikuar një video të rrallë nga stërvitja ushtarake “Aegir 25”, ku paraqitet operimi i një nëndetëseje të aleancës.
Gjatë kësaj stërvitjeje, njësi të flotës norvegjeze, britanike dhe polake u bashkuan pranë bregdetit të Andoy në Norvegji për manovra që përfshinin edhe bombardime të kontrolluara.
Në pamjet e publikuara, nëndetësja norvegjeze KNM Uthaug lëshon një torpedo luftarake ndaj fregatës së çaktivizuar KNM Trondheim, e cila ishte e ngarkuar me kontejnerë për qëllime testimi. Goditja e vetme me torpedon nxori anijen nga uji dhe i shkaktoi dëmtime të mjaftueshme për ta fundosur.
Sipas NATO-s, synimi i këtij ushtrimi ishte testimi dhe demostrimi i kapaciteteve sulmuese të nëndetëses. Aleanca thekson se nëndetëset kanë “durim të gjatë, veprojnë në fshehtësi dhe kanë aftësi unike për të diktuar betejën”.
KNM Uthaug bën pjesë në klasën Ula dhe është e pajisur me dy gjeneratorë dizel dhe një motor elektrik. Ajo ka një moshë prej rreth 35 vjetësh, por vazhdon të përdoret aktivisht dhe po i nënshtrohet përmirësimeve të vazhdueshme.