Në Medvegjë u zhvillua një aktivitet kulturor me elemente tradicionale shqiptare, ku u prezantuan këngë, valle, veshje dhe instrumente autoktone nga Lugina e Preshevës, me theks të veçantë nga treva e Medvegjës.
Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar në Luginën e Preshevës, Enkel Rexhepi, tha se manifestimi synoi të pasqyrojë shpirtin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve të kësaj zone. “Me këngë shqipe, veshjen e veçantë medvegjase dhe krelanë tradicionale e dra, manifestuam sot shpirtin e trashëgimisë kulturore dhe shpirtërore të shqiptarëve të Luginës së Preshevës”, ka shkruar ai në Facebook.
Ai njoftoi se aktiviteti u organizua në kuadër të programit kulturor “Nëntor Luginë” dhe u mbështet nga Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë; ngjarja u monitorua nga Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Beograd dhe u mbështet gjithashtu nga Këshilli Kombëtar Shqiptar.