Nënë dhe vajza e mitur arrestohen pas konfliktit fizik në Podujevë

Policia e Kosovës njofton se paraditen e së premtes, rreth orës 11:40, në Podujevë janë arrestuar një nënë dhe vajza e saj e mitur.

Sipas policisë, pas një fjalosjeje mes tyre situata ka degraduar dhe ka kaluar në konfrontim fizik. E mitura ka pranuar trajtim mjekësor.

Të dyja palët janë intervistuar nga organet e hetuesisë. Pas konsultimit me prokurorin e rastit, është vendosur lirimi i tyre në procedurë të rregullt.

Rasti vazhdon të hetohet.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *