Newcastle United arriti një fitore të rëndësishme në shtëpi ndaj Manchester Cityt, duke fituar 2-1 në kuadër të xhiros së 12-të të Ligës Premier.
Ndeshja ishte e baraspeshuar, por vendasit arritën të marrin pikët e plota me rezultat të ngushtë. Newcastle e nisi më mirë, duke krijuar raste përmes Nick Woltmade dhe Lewis Hall, megjithëse asnjëri prej tyre nuk finalizoi.
City iu kundërpërgjigj me Erling Haaland, i cili dështoi dy herë nga afërsia përballë Nick Pope që bëri pritje të rëndësishme.
Golashënuesi Harvey Barnes zhbllokoi rezultatin për Newcastle në minutën e 63-të me një gol të bukur. Pesë minuta më vonë Ruben Dias barazoi për Cityn (68’), por Barnes riktheu avantazhin vetëm dy minuta më pas, në minutën e 70-të, duke siguruar fitoren 2-1 për Newcastle.
Pas kësaj humbjeje, Manchester City renditet i treti me 22 pikë, ndërsa Newcastle ngjitet në vendin e 14-të me 15 pikë.