Nis seanca e jashtëzakonshme për formimin e komisioneve parlamentare

Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, e cila ka në fokus formimin e komisioneve të përhershme parlamentare. Në këtë seancë pritet të diskutohen çështje të rëndësishme si buxheti, marrëveshjet ndërkombëtare dhe financimi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).

Kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, ka theksuar nevojën për mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit dhe formimin e komisioneve. “Jam i gatshëm ta thërras mbledhjen e Kryesisë dhe të formojmë komisionet e përhershme, në mënyrë që të votohen marrëveshjet ndërkombëtare dhe buxheti për tri komuna. Çështjet e kësaj seance nuk kanë të bëjnë me veprime politike”, u shpreh Basha.

Ai u bëri thirrje subjekteve politike që të veprojnë me maturi dhe të analizojnë me kujdes qëndrimet e tyre.

Megjithatë, seanca u bojkotua nga partitë opozitare: Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *