Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për formimin e komisioneve parlamentare, ku pritet të diskutohen çështje si buxheti, marrëveshjet ndërkombëtare dhe financimi i Radiotelevizionit të Kosovës (RTK).
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, është i vetmi përfaqësues i kësaj partie që mori pjesë në seancë.
Partia Demokratike e Kosovës kishte paralajmëruar më herët se do të bojkotojë këtë seancë.