Ka nisur seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës për votimin e Qeverisë, ku Lëvizja Vetëvendosje ka propozuar Glauk Konjufcën si mandatar të dytë për kryeministër.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Uran Ismaili, ka deklaruar se “nuk ka njeri në Kosovë, dhe as Glauku vetë nuk beson se ai do të jetë kryeministër e Kurti zëvendësi i tij”.
PDK ka njoftuar më herët se nuk do të votojë Glauk Konjufcën për postin e kryeministrit.