Nivelet e lumenjve tej mesatares për nëntor, Treska tetë herë më e lartë

Të dhënat e Drejtorisë për Punë Hidrometeorologjike (DPHM) tregojnë se sot nivelet e lumenjve në vend janë në mënyrë të konsiderueshme më të larta se mesatarja për muajin nëntor. Vetëm lumi Bregallnicë në Berovë shënon nivel më të ulët se mesatarja — 12 centimetra, kundrejt 22 cm të zakonshëm.

Te lumenjtë e tjerë regjistrohen rritje evidente. Vardari në Jegunovc dhe në Veles ka vlera rreth dyfish më të larta se mesatarja, ndërsa te Treska në Makedonski Brod niveli është rritur nga 13 cm në 108 cm, pra tetë herë më shumë.

Rritje të ndjeshme shënohen edhe te Pçinja në Banjën e Katllanovës — nga 40 cm në 124 cm, tek Babuba në Bogomillë — nga 14 cm në 42 cm, dhe te Cërna Reka në Novaci, ku niveli është rritur nga 65 cm në 246 cm.

Në liqenet natyrore vërehen ndryshime minimale krahasuar me matjet e djeshme dhe pa devijime të mëdha nga mesatarja për nëntor. Temperatura e Liqenit të Ohrit këtë mëngjes është 13,5 gradë, e Prespës 10,5 gradë, ndërsa e Dojranit 13 gradë — të gjitha brenda mesatares sezonale.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *