Një person ka marrë lëndime nga një aksident që ndodhi sot rreth orës 10:00 në rrugën ‘UÇK’ në Prishtinë. Lajmin e konfirmoi për Telegrafin Enis Pllana, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.
Në aksident u përfshinë një veturë dhe një motoçikletë. Personi i lënduar ka marrë trajtim mjekësor. Rasti po trajtohet nga Trafiku i Kryeqytetit.