Një person vdes gjatë punës në Prishtinë, një tjetër i lënduar

Policia e Kosovës njofton se një person ka ndërruar jetë në Prishtinë si pasojë e lëndimeve të marra gjatë kohës që ishte duke punuar. Ngjarja ndodhi rreth orës 17:00 në rrugën Faruk Rama, në lagjen Dragodan.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, bëri të ditur se policia pranoi informacion për dy persona të lënduar gjatë punës. Si pasojë e lëndimeve, njëri prej tyre ka ndërruar jetë; vdekjen e konfirmoi ekipi i mjekëve emergjent në vendin e ngjarjes. Personi tjetër është dërguar për tretman mjekësor.

Organet e rendit po kryejnë hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *