Nokia planifikon të investojë 4 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara për të nxitur kërkimin, zhvillimin dhe prodhimin, me qëllim përparimin e lidhjes së rrjetit të drejtuar nga inteligjenca artificiale.
Sipas kompanisë, 3.5 miliardë dollarë do t’i dedikohen përpjekjeve të kërkim-zhvillimit, ndërsa 500 milionë dollarë do të shpenzohen për prodhim dhe shpenzime kapitale në shtete përfshirë Teksasin, New Jersey-n dhe Pensilvaninë.
Nokia thotë se strategjia e re synon të përmirësojë operacionet me theks tek zgjidhjet e bazuara në inteligjencën artificiale.
Presidenti finlandez Alexander Stubb tha më herët se Nokia ishte një nga temat e diskutuara gjatë takimit të tij me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Shtëpinë e Bardhë.
Burimi: Telegrafi