Nottingham Forest mposht Liverpoolin 3-0 në Anfield

Liverpool pësoi humbje të thellë në shtëpi nga Nottingham Forest, 0-3, në kuadër të xhiros së 12-të të Ligës Premier. “Reds” edhe pse kishin mbi 70% të posedimit, nuk arritën të shënonin.

Ndeshja nisi me një tentativë të Alexis Mac Allister, të cilën portieri i mysafirëve e priti. Në minutën e 33-të, me një kundërsulm, Murillo u gjend në vendin e duhur dhe hapi rezultatin.

Vetëm një minutë më vonë Igor Jesus shënoi për Nottingham, por goli u anulua nga VAR-i për prekje të topit me dorë. Në pjesën e dytë, vetëm disa sekonda pas rifillimit, Nicolo Savona shënoi një gol të bukur pas asistit të Williams (46’).

Morgan Gibbs-White vulosi fitoren me një supergol në minutën e 78-të, duke i dhënë Nottinghamit fitoren 3-0.

Pas kësaj humbjeje, Liverpool zbriti në vendin e 11-të me 19 pikë, ndërsa Nottingham ngjiti në vendin e 16-të me 12 pikë.

Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *