Forcat e Posaçme Operacionale, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Kundër Personit dhe Komisariatin e Policisë Fier, organizuan operacionin policor me kod “Pathway” për evidentimin dhe goditjen e rasteve të armëmbajtjes pa leje.
Gjatë operacionit u kap në flagrancë në një lokal në Fermë Çlirim shtetasi P. M., i cili kishte në çantën e dorës një armë zjarri pistoletë dhe dy krehër me nga shtatë fishekë, të cilat u sekuestruan.
Specialistët e Hetimit të Krimeve të Komisariatit të Policisë Fier arrestuan shtetasin 57-vjeçar, banues në fshatin Sulaj, Fier, i dënuar më parë për vrasje.
Materialet procedurale u referuan Prokurorisë së Fierit për veprime të mëtejshme.