Një orë xhepi prej ari, e cila i përkiste një çifti të moshuar që u mbytën kur ‘Titanic’ u fundos, u shit në ankand për një shifër rekord prej 1.78 milionë funtesh.
Ora 18-karatëshe ishte pronë e pasagjerit të klasit të parë Isidor Straus, i cili ndërroi jetë gjatë fundosjes së anijes në prill të vitit 1912.
Ai dhe gruaja e tij, Ida, u portretizuan në filmin ‘Titanic’ si një çift që u përqafuan ndërsa anija po fundoshej.
Kur i ofruan një vend në një varkë shpëtimi për shkak të moshës së tij, Isidor Straus refuzoi, duke thënë se nuk do të shkonte para burrave të tjerë. Gruaja e tij refuzoi ta linte dhe të dy ndërruan jetë bashkë.
Ora u gjet mbi trupin e Straus së bashku me sende të tjera personale dhe iu kthye familjes së tij.
Burimi: Telegrafi.