Ornella Vanoni, një nga emrat më të respektuar të skenës muzikore italiane, është ndarë nga jeta në moshën 91 vjeçare në shtëpinë e saj në Milano.
Vanoni u afirmua në vitet e 1960-ta, duke u bërë e njohur përmes festivalet televizive dhe performancave të saj. Këngë si “Senza fine” dhe “L’appuntamento” u kthyen në klasike dhe e bënë zërin e saj të dallueshëm në muzikën italiane.
Gjatë një karriere që zgjati më shumë se shtatë dekada, artistja publikoi rreth 40 albume dhe shiti mbi 55 milionë disqe, duke u renditur ndër artistet më të suksesshme italiane të të gjitha kohërave.
Vanoni ishte e njohur edhe nga publiku ndërkombëtar, veçanërisht pas paraqitjes së saj në filmin “Ocean’s Twelve”, që forcoi statusin e saj si ikonë e kulturës italiane.
Sipas dëshirës së saj, ceremonia mortore do të zhvillohet në mënyrë modeste dhe të thjeshtë.
Burimi: Telegrafi