Më 24 nëntor 2025, dy persona të armatosur që i bënë rezistencë policisë në fshatin Orosh, Fushë-Arrëz, u dorëzuan pas negociatave me forcat e rendit.
Policia e Pukës kishte rrethuar prej orësh banesën ku dyshoheshin të fshiheshin J.C., 24 vjeç, dhe Sh.U., të cilët kishin kërcënuar se do të qëllonin ndaj forcave të rendit nëse afroheshin.
Në vendngjarje ishin të pranishme njësitë e RENEA-s dhe forca të specializuara për ndërhyrje në situata të rrezikshme, raporton Klan News.
Të dy personat njiheshin nga autoritetet, pasi më parë ishin skeduar nga Anti-terrori për veprime radikale dhe për rrezik të lartë shoqëror.
Dorëzimin e negociuan motra e njërtit prej të dyshuarve, e cila ndërmjetësoi për të shmangur përshkallëzimin e dhunës.
Pas disa orësh negociatash intensive, situata përfundoi pa asnjë të lënduar. Të dy personat u morën nën kontroll nga policia dhe do të përballen me përgjegjësi ligjore për veprimet e tyre.