Osmani cakton zgjedhjet e jashtëzakonshme më 28 dhjetor 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka caktuar që zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare të zhvillohen më 28 dhjetor 2025.

Këtë e njoftoi në një konferencë për media, pas takimit konsultativ me partitë politike parlamentare.

Para konferencës, Osmani nënshkroi dekretin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës dhe për përfundimin e legjislaturës së nëntë.

Vendimi vjen pas dështimit të mandatit të dytë të Glauk Konjufcës për formimin e qeverisë.

Lajmi në plotësim.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *