Osmani nderon tre fëmijët që dorëzuan portofolin e gjetur

Në Ditën Botërore të Fëmijëve, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, priti në takim tre fëmijët që u bëën shembull i ndershmërisë: Diar Terziu, Anik Terziu dhe Rajana Terziu.

Treshja gjeti një portofol me para dhe e dorëzuan menjëherë në polici, duke dëshmuar përgjegjësi qytetare dhe vlera të larta morale.

Për këtë gjest, Presidentja Osmani u ndau atyre mirënjohje të veçanta.

“Sot pata kënaqësinë t’i pres tre heronjtë e vegjël që na dhanë një shembull të jashtëzakonshëm ndershmërie. Ata treguan vlera që duhet t’i udhëheqin të gjithë fëmijët e vendit,” tha Osmani.

Ajo theksoi se akti i tyre është frymëzues dhe dërgon një mesazh të qartë se ndershmëria dhe përgjegjësia fillojnë që në moshë të vogël.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *