Osmani nënshkruan shpërndarjen e Kuvendit, PDK propozon 21 dhjetorin për zgjedhjet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka nënshkruar vendimin për shpërndarjen e Kuvendit të Kosovës, pak minuta pas takimit që zhvilloi me liderët e partive politike parlamentare.

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, pas takimit deklaroi se u diskutuan datat e mundshme për zgjedhje. “Kemi diskutuar për datat e mundshme, ne si PDK kemi kërkuar që data 21 të jetë për mbajtjen e zgjedhjeve”, tha ai, duke shtuar se si alternativë është përmendur edhe 28 dhjetori.

“Jam optimist që pas zgjedhjeve do të kemi një qeveri funksionale”, deklaroi Hamza.

Lajmi transmetohet nga Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *