Presidentja Vjosa Osmani shpërndau sot Kuvendin e Kosovës, pas shterjes së të gjitha mundësive për konstituimin e institucioneve bazuar në zgjedhjet e 9 shkurtit.
Dekretin për shpërndarjen e Kuvendit ajo e nënshkroi pak minuta pas takimit me krerët e partive parlamentare.
Sipas dekretit, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, dhe pas pranimit të vendimit të Kuvendit lidhur me dështimin e krijimit të Qeverisë edhe nga mandatari i dytë, Presidentja ka shpërndarë Legjislaturën e nëntë të Republikës së Kosovës.
Dekreti hyn në fuqi në ditën e nënshkrimit.
Pas takimit me Presidenten, krerët e partive propozuan dy data për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare: 21 dhe 28 dhjetor.
Burimi: Telegrafi.