Ousmane Dembélé rrëfen emocionet pas fitimit të Topit të Artë 2025

Ylli i PSG-së, Ousmane Dembélé, ka rrëfyer për herë të parë emocionet dhe momentet kryesore nga ceremonia ku fitoi Topin e Artë, në një intervistë ekskluzive për GQ France.

Dembélé fitoi Topin e Artë në vitin 2025, duke mposhtur në garë Lamine Yamal të Barcelonës dhe bashkëlojtarin Vitinha.

Ai përshkroi fillimin e asaj nate: ishte i qetë dhe shoqërohej me shokët e skuadrës. ‘Në fillim isha në makinë me shokët e mi të skuadrës, Joao (Neves) dhe Desire (Doue) dhe sinqerisht isha shumë i relaksuar. Për më tepër, po shikonim ndeshjen PSG–OM që po luhej në të njëjtën kohë, kështu që ishim të fokusuar. Edhe në tapetin e kuq qëndrova i qetë, dhe vetëm kur filloi ceremonia nisa të ndjeja pak presion. U stresova pak.’

Ceremonia zgjati dy orë, ndoshta dy orë e gjysmë, por për Dembélé gjithçka kaloi shpejt. ‘Ishte fantastike, të gjitha fjalimet, të gjitha çmimet që u dhanë… Ishte kënaqësi t’i shihja lojtarët që i njihja, si Iniesta, Raphinha, Yamal, me të cilin kam luajtur. Legjenda si Gullit dhe Ronaldinho, dhe po ashtu presidentin e Barcelonës, Joan Laporta. Normalisht, isha i lumtur të isha me shokët e skuadrës. Prania dhe përkrahja e presidentit Nasser Al-Khelaifi më prekën shumë.’

Në pyetjen nëse mendoi ndonjëherë se mund të mos fitonte, ai u përgjigj shkurt: ‘Nuk e mendova fare këtë sepse e dija që do ta fitoja.’ Më tej shtoi se e kuptoi plotësisht fituesin kur Ronaldinho hapi zarfin.

Intervistë ekskluzive për GQ France.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *