Parashikimi i motit për të dielën: reshje dhe mundësi bore në mal

Të dielën moti parashikohet kryesisht i vranët, me reshje shiu në shumë zona të vendit.

Si pasojë e uljes së temperaturave, në viset malore reshjet do të shndërrohen në borë, ndërsa mundësi për fjolla bore ka edhe në disa zona me lartësi mesatare.

Temperaturat minimale pritet të jenë 0–2 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale 2–5 gradë Celsius.

Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë nga verilindja, me shpejtësi 1–6 metra për sekondë.

Apelohet që qytetarët të jenë të kujdesshëm, sidomos në zonat malore, ku borë mund të shkaktojë vështirësi në qarkullim.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *