Parashikimi i motit për të dielën: reshje shiu dhe borë, erë deri 18 m/s

Ditën e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

Moti do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura. Reshje shiu të herëpashershme priten që në orët e para të ditës deri në mëngjes në pjesën më të madhe të vendit me intensitet kryesisht të ulët. Në veriperëndim dhe në jugperëndim reshjet do të jenë kryesisht me intensitet mesatar; hera-herës mund të shoqërohen me shtrëngata shiu dhe shkarkesa elektrike.

Gjatë ditës reshjet e shiut do të mbeten të herëpashershme me intensitet të ulët në shumicën e zonave. Në orët e mbrëmjes reshjet pritet të ndërpriten.

Në lartësi mbi 600–700 metra në verilindje dhe mbi 1,000 metra në juglindje do të ketë reshje bore me intensitet të ulët; në Alpe dhe në verilindje intensiteti i borës mund të arrijë deri mesatar.

Era do të fryjë nga drejtimi juglindje–veriperëndim me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s, ndërsa herë-herë përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore pritet të arrijë shpejtësi deri në 18 m/s. Në detet Adriatik dhe Jon valëzimi do të jetë i forcës 3–4 ballë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *