Moti sot do të jetë pjesërisht me vranësira, me reshje lokale të rastit. Në vende reshjet mund të jenë më të bollshme (mbi 40 l/m² në 24 orë), me kushte për bubullima dhe erëra të forta.
Gjatë ditës do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të jetë 7–12 °C, ndërsa ajo maksimale 13–19 °C.
Në Shkup: pjesërisht me vranësira dhe reshje të rastit. Do të fryjë erë mesatare, herë pas here e fortë nga jugu. Temperatura minimale do të bjerë në rreth 9 °C, ndërsa maksimale do të arrijë rreth 18 °C.