Sot pritet mot kryesisht i vranët me reshje lokale, veçanërisht në orët e mëngjesit në rajonet jugperëndimore dhe jugore, ku sasia e reshjeve mund të kalojë 25 litra për metër katror brenda 24 orëve. Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga jugu.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 7 deri në 11 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 17 gradë.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët me reshje me intensitet më të ulët. Do të fryjë erë e moderuar nga juglindja. Temperatura minimale do të jetë rreth 9 gradë, ndërsa ajo maksimale pritet të arrijë deri në 14 gradë Celsius.