Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë ditës së sotme do të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje shiu në disa zona.
Sipas parashikimit, temperaturat minimale do të jenë mes 2 dhe 5 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të variojnë nga 9 deri në 11 gradë Celsius.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi prej 1 deri në 5 metra në sekondë.