Trajneri i Burnleyt, Scott Parker, konfirmoi se lëndimi i sulmuesit Armando Broja nuk duket serioz dhe se ka gjasa që lojtari të jetë gati për ndeshjen e vikendit ndaj Chelseas.
Broja pësoi lëndim teksa tentonte një driblim gjatë humbjes 0-2 të Shqipërisë në shtëpi ndaj Anglisë.
Kishte shqetësim se lëndimi mund të ishte serioz, por Parker tha se lojtari ka stërvitur në dy seancat e fundit.
“Shpresoj se Armando do të jetë gati për vikend. Gjithçka që ka ardhur duket se është shumë pozitive,” deklaroi ai.
“Ka qenë në fushë dje dhe sot, të shohim si do të reagon nesër. Por, për momentin duket mirë. Jam i kënaqur që lëndimi nuk ka sjellë ndonjë rikujtim sepse është top lojtar,” shtoi Parker.
Burnley do ta presë Chelsean në fundjavë, skuadër ku Broja ka kaluar pjesën më të madhe të karrierës së tij. Mbetet të shihet nëse ai do të ftohet për ndeshjen ndaj Chelseas; në rast se jo, pritet të jetë gati për ndeshjen kundër Brentfordit.
Telegrafi