Ylli i Barcelonës, Pedri, pritet të udhëtojë me ekipin drejt Londrës për ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Chelseas, megjithëse nuk do të jetë i gatshëm për të luajtur për shkak të një lëndimi që e ka mbajtur jashtë fushave.
Pedri mbush 23 vjeç të martën, ditën kur Barcelona përballet me Chelsean në Stamford Bridge. Sipas gazetarit Javier Miguel nga Diario AS: “Pedri mund të udhëtojë në Londër për t’u çlodhur. E martja është ditëlindja e tij dhe ai do të donte ta festonte me shokët e skuadrës. Ai do të udhëtonte pa leje loje dhe është plotësisht e pamundur që të luajë.”
Ndërkohë, trajneri Hansi Flick mori një lajm të mirë për repartin e mesfushës: Frenkie de Jong, i pezulluar në ndeshjen e fundjavës ndaj Athletic Bilbaos, është rikthyer në dispozicion. Barcelona fitoi 4-0 ndaj Bilbaos edhe pa të, por De Jong pritet të rikthehet direkt në formacionin titullar për përballjen me Chelsean, që konsiderohet një nga testet më të forta të sezonit për blaugranat.
Informacioni vjen nga Telegrafi.