Pejë: Programi i aktiviteteve për shënimin e Nëntorit

Komuna e Pejës, përmes Drejtorisë për Kulturë, Rini dhe Sport, organizon një seri aktivitetesh kulturore dhe festive për shënimin e muajit të Nëntorit. Qytetarët ftohen të marrin pjesë në ngjarjet e mëposhtme:

24 Nëntor
– 10:00 – Parakalimi i skuadrës së Shpëtim-Kërkimit, në sheshin ‘Italia’.
– 16:00 – Koncert solemn i Nëntorit nga SH.M.U. e Muzikës ‘Halit Kasapolli’, në amfiteatrin e Shkollës së Muzikës.

25 Nëntor
– 12:00 – Prezantimi ‘Xhubleta në Nëntor’, në Muzeun e Pejës.

26 Nëntor
– 13:00 – ‘Nëntori në Muzeun e Qëndresës’, në Qendrën Multiprofesionale në Novosellë.

27 Nëntor
– 11:00 – Ekspozita e Nëntorit në libër dhe kuizi për fëmijë ‘Kush jam unë?’, në Bibliotekën Rajonale ‘Azem Shkreli’.

28 Nëntor
– 11:00 – Ceremoni solemne pranë shtatores së Presidentit Ibrahim Rugova: ngritja e Flamurit, intonimi i Himnit Kombëtar dhe Shtetëror, homazhe, vendosja e kurorës me lule dhe prezantimi i programit artistik.

Komuna e Pejës fton qytetarët të bashkohen në këto aktivitete dhe të shënojnë së bashku muajin e krenarisë kombëtare.

Burimi: Telegrafi

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *