Policia e Kosovës njofton për një rast të dyshuar të falsifikimit të parasë në Pejë, në rrugën “Tony Blair”. Sipas njoftimit: ‘Pejë 07.11.2025. Më 21.11.2025 ankuesi mashkull kosovar-punonjës i bankës, ka raportuar se gjatë kontrollimit ka hasur në kartëmonedha në vlerë 20 € dhe 1.000 franga zvicerane, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara, të cilat dyshohet janë deponuar me datën e cekur.’ Kartëmonedhat e dyshuara janë sekuestruar për ekzaminime të mëtejshme. Rasti është duke u hetuar.