Penya Kosova është rikthyer në Camp Nou, duke qenë pjesë e atmosferës që karakterizon stadiumin e Barcelonës.
Anëtarët e kësaj penye shprehën emocionet pas ndeshjes së parë të Barcelonës në rikthimin në “shtëpinë” historike, ku fitorja e ekipit u prit me entuziazëm.
Në tribunë, pjesëtarët e Penya Kosova u dalluan me flamurin shqiptar dhe atë të Kosovës, duke përfaqësuar komunitetin dhe duke treguar mbështetjen e tyre për klubin katalanas.
Në reagimin e tyre u tha: „Urime për fitoren e parë! Le të vazhdojnë të valojnë lart flamuri i Penya Kosova dhe flamuri i Kosovës.”
Me thirrjet „Visca Barça! Visca Penya Kosova!”, tifozët kosovarë përmbyllën një natë të mbushur me emocione, sport dhe krenari.
Telegrafi