Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës ka njoftuar se në Klinikën e Ortopedisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) janë kryer për herë të parë dy operacione për vendosjen e protezave të supit.
Sipas njoftimit, ndërhyrjet janë realizuar me sukses nga një ekip mjekësor i përbërë nga dy ortopedë, anesteziologë dhe staf infermieror.
QKUK ka përfituar si donacion një tavolinë operative të specializuar për ndërhyrje në krahë, dhuruar nga klinika e njohur ndërkombëtare Schulthess Klinik nga Zvicra.