Përmbytje në Resnjë: Mbi 50 shtëpi të përmbytura pas daljes së lumenjve

Qendra për Menaxhim me Kriza (QMK) njofton se për shkak të reshjeve të dendura lumenjtë Bolnska dhe Istoçka kanë dalë nga shtrati në fshatrat Carev Dor dhe Drmeni, duke përmbytur mbi 50 shtëpi, magazina, bodrume dhe toka bujqësore.

Përmbytje janë regjistruar edhe në Dolna Bela Cërkva nga lumi Golema Reka; niveli aktual i ujit është 210 cm.

Janë angazhuar ekipe të ndërmarrjeve publike dhe mekanizim privat: NPK “Proleter”, NP “Makedonija Pat” dhe mekanizma private. Për operacionet e nxjerrjes së ujit po përdoren gjithsej 7 pompa, si dhe disa eskavatorë për pastrim dhe ndërhyrje.

Në lagjen Cërkvishte po përdoren të gjitha pompat e disponueshme për sanimin e objekteve të përmbytura. NP “Makedonija Pat” njofton se në disa seksione rrugore ka depozitime të dheut, të cilat po pastrohen sipas prioritetit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *