Përplasje mes banorëve në Big Brother VIP Kosova pas videos në Instagram

Prej disa ditësh atmosfera brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova është tensionuar. Banorët po shfaqin lodhje dhe presion nga loja, gjë që ka sjellë përplasje dhe ngacmime të drejtpërdrejta.

Së fundmi, një video e publikuar në faqen zyrtare të programit në Instagram ka shkaktuar reagime të shumta. Në pamje shihet Londrimi duke iu afruar Benitës dhe Albës pranë shtratit, me mikrofon në dorë.

Ai u drejtohet dy vajzave me pyetjen: “Çfarë mendoni për palimin e vitit?”. Benita reagoi menjëherë dhe e acaruar i tha: “Largohu prej shtratit menjëherë, menjëherë, e boll të tolerova”.

Alba i shtoi: “Vazhdo rrugën tënde, vazhdoni bulëzimet e juaja deri në fund. E kërkon debatin me zor”. Londrimi nuk u tërhoq dhe vazhdoi, duke kënduar një këngë të vjetër të Benitës që ajo kishte performuar më parë: “Bugatin, Bugatin e ndërrojmë”.

Kjo nxiti një reagim më të fortë nga Benita, e cila i tha: “As çiftin e mashkullit s’e ke, o djalë”. Londrimi tentoi ta kthente situatën në shaka, por vazhdimi i tij verbal rriti tensionin dhe përfundoi me frazën: “O pa, ta djeg deri në bandash nuk e lë”.

Ky episod ka ndezur diskutime brenda dhe jashtë shtëpisë, ndërsa publiku pret të shohë nëse përplasja do të ketë pasoja në marrëdhëniet mes banorëve në ditët në vijim. /Telegrafi/

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *