Përplasje mes Benita Zena dhe Elijona Binakaj në Big Brother VIP Kosova

Një tension i ri ka shpërthyer në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova midis Benita Zena dhe Elijona Binakaj.

Dy konkurrentet po e kanë të vështirë të krijojnë një raport të qetë që nga ditët e para të qëndrimit në shtëpi.

Edhe pse ende është herët në lojë, mes tyre kanë nisur përplasjet verbale, të cilat bëhen gjithnjë e më të dukshme për publikun.

Gjatë një debati të fundit, Elijona i është drejtuar Benitës me një batutë që ngjalli reagime: “Mos i jep zor se po të bie dhëmbi i diamantit”.

Komenti u interpretua si një thumbim ndaj deklaratave të Benitës për pamjen e saj.

Benita ka qenë në qendër të vëmendjes që nga hyrja në shtëpi për shkak të dhëmbëve, të cilët ajo ka thënë publikisht se janë me diamant dhe i kanë kushtuar mijëra euro.

Ky fakt është përmendur vazhdimisht nga konkurrentët e tjerë, duke u shndërruar shpesh në pikë diskutimi apo ironie brenda shtëpisë.

Burimi: Telegrafi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *