Përplasje mes Londrim Mekajt dhe Benita Zenës në Big Brother VIP Kosova

Londrim Mekaj ka ironizuar këngëtaren Benita Zena brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, duke përdorur vargje nga një nga këngët e saj më të njohura.

Gjatë një debati, Mekaj u shpreh: “Kaq është karriera e saj. Bugattin bugattin e ndërrojmë, Ferrarin Ferrarin e ndërrojmë, lokacionin s’ta çojmë, adios adios ta bëjmë”.

Deklarata e tij solli një reagim të menjëhershëm nga Zena, e cila iu përgjigj: “Kush të njeh ty? Mua më njohin të gjithë”.

Ky moment tërhoqi vëmendjen e banorëve të tjerë të shtëpisë dhe u komentua gjerësisht edhe në rrjetet sociale, ku përplasja vijoi me diskutime të tjera mes dy banorëve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *